Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke deklaroi se në Gaza duhet të fillojë sërish pauza humanitare jo lufta.

Laerke bëri vlerësime në një konferencë javore për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Ai rikujtoi se pas “pauzës humanitare” kanë rifilluar sulmet ndaj Rripit të Gazës. “Ferri në tokë u rikthye në Gaza. Duhet të fillojë sërish pauza humanitare, jo lufta”, tha Laerke.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re