Çdo fëmijë i katërt në botë, ose mbi 535.000.000, diçka në 25 për qind, jetojnë në vendet e prekura nga konflikti ose fatkeqësi natyrore, siç tha Henrietta Fore, e emëruar në krye të UNICEF-it.

Shifra është “pothuajse e pakuptueshme”, tha ajo në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton AP.

Fore vuri në dukje se fëmijët dhe të rinjtë janë më të prekur nga konfliket, dke renditur disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Heley tha se “më shumë se 60 për qind e njerëzve në vendet e prekura nga konflikti janë nën moshën 25 vjeç”.

Ajo tha se në vende si Afganistani, një brez i tërë i fëmijëve kurrë nuk jetonin në paqe.

Haley theksoi rëndësinë e arsimit si “mënyra për t’u rimëkëmbur nga konflikti dhe për të parandaluar konfliktet në të ardhmen”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re