Zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, në një konferencë për shtyp në Gjenevë tha se: “Ne jemi të tronditur kur dëgjuam se që nga java e kaluar e deri më tani në Egjipt janë ekzekutuar 20 dënime me vdekje”.
Ajo rikujtoi se dënimi me vdekje për 15 persona të cilët gjykoheshin për sulmin terrorist në Gadishullin e Sinait ishte ekzekutuar më 26 dhjetor.
Throssell tha se edhe 5 persona të tjerë në Aleksandri më 2 janar janë ekzekutuar me këtë dënim. Zëdhënësja tha se 4 prej këtyre personave akuzoheshin si përgjegjës për shpërthimin që ndodhi në afërsi të stadiumit Kefr esh-Shejh më 15 prill të vitit 2015.
“Civilët vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të gjykohen në gjykata speciale ose ushtarake”, tha Throssel, duke shtuar se kanë shqetësime të thella lidhur me gjykimet e drejta në gjykatat ushtarake në Egjipt.
Më tej Throssel i bëri thirrje qeverisë së Egjiptit që t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në lidhje me dënimet me vdekje. Ajo paralajmëroi që mos përsëriten gabimet e njëjta.
Me ekzekutimet e fundit të dënimeve me vdekje dhe me ardhjen në detyrë të presidentit Abdel Fattah el-Sisi, numri i personave të ekzekutuar është rritur në 27.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re