Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Gutteres për parandalimin e gjenocidit, Adama Dieng, paralajmëroi për rritjen e intensitetit të konflikteve “në zonat e deeskalimit” në Idlib dhe Gutën Lindore në Siri si dhe efektet shkatërruese të sulmeve ajrore ndaj civilëve. 
Dieng dhe Këshilltari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ivan Shimonoviç dhanë një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhet se që nga nëntori i vitit të kaluar 393 mijë njerëz në Gutën Lindore u janë ekspozuar sulmeve dhe bombardimeve të forcave të regjimit në Siri dhe forcave mbështetëse të tij.
Më tej theksohet se civilët në Gutën Lindore janë ballafaquar me mungesa ushqimore dhe problemin e kequshqyerjes dhe paralajmëruan për efektet shkatërruese të sulmeve ajrore ndaj civilëve.
OKB thotë se në Gutën Lindore vetëm në 10 ditët e para të këtij viti u vranë të paktën 85 civilë, përfshirë 30 fëmijë. Konfliktet në jug të Idlibit dhe rreth qytetit Hama poashtu kanë shkaktuar edhe viktima në radhët e civilëve dhe më shumë se 200 mijë banorë të këtyre rajoneve janë zhvendosur, raporton Anadolu Agency (AA). Poashtu potencohet se në shënjestër të sulmeve në “zonat e deeskalimit” ishin katër institucione shëndetësore dhe dy shkolla.
Ata paralajmëruan se nuk do të heshtin për vuajtjet e civilëve në Siri dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Siri si dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dënohen këto sulme dhe të mbrohen civilët.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re