Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i Kombeve të Bashkuara mbi Sirinë tha se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad, duke bllokuar një qasje humanitare, po vazhdon krimet e luftës në Gutan Lindore.

Kryetari i Komisionit, Paulo Sergio Pinheiro tha se një raport mbi situatën në terren u dorëzua në sesionin e 38-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili po mbahet në selinë e OKB-së në Gjenevë.

Ai mendon se popullata civile po ndëshkohet me uri nga rrethimi i regjimit, që gjithashtu do të thotë një krim kundër njerëzimit. Ai shtoi se mijëra banorë të Gutas Lindore të cilët ishin në gjendje të mbijetonin, janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

I pyetur për dhënien e ndihmës humanitare aty, Pinheiro i dha fjalën një anëtari të komisionit, Hanny Megally.

Ky i fundit tha se OKB dhe organizatat e tjera humanitare ende nuk kanë qasje në këtë zonë, pasi ato nuk lejohen nga regjimi.

Ai shtoi se pas marrjes së kontrollit të regjimit mbi Gutan Lindore, rreth 150 mijë civilë u zhvendosën prej aty. Prej tyre, 50 mijë ikën në Idlib.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re