Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) njoftoi se ka arritur në 9.4 milionë numri i personave që kanë nevojë për ushqime si pasojë e konflikteve në Etiopi.

Në një deklaratë nga WFP thuhet se po rritet në mënyrë të shpejtë numri i personave në nevojë për ndihmë si pasojë e konflikteve të vazhdojnë ende në rajonet Afar, Amhara dhe Tigray.

Rritja më e madhe përjetohet në Amhara ku 3.7 milionë njerëz presin ndihmë, thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se mbi 80 për qind e atyre që kanë nevojë për ndihmë ndodhen pas vijës së frontit.

Në veri të Etiopisë 9.4 milionë njerëz presin ushqime dhe 50 për qind e grave shtatzëna dhe që ushqejnë me gji që kanë kaluar në kontrollin shëndetësor në Tigray dhe Amhara është konstatuar se janë të kequshqyera.

Deri më tani WFP ka dërguar ndihma për rreth 3.2 milionë njerëz në rajon.

Qeveria e Etiopisë më 2 nëntor shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të sulmeve të rebelëve të Frontit Popullor Çlirimtar Tigray (TPLF) që vazhduan përparimin në jug.

Ushtria filloi sulme ajrore dhe tokësore kundër rebelëve që iu afruan kryeqytetit deri në 200 kilometra. Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ia transferoi kompetencat zëvendësit të tij dhe shkoi në front për të luftuar kundër TPLF-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re