Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres përshëndeti rihapjen e një kanal komunikimi midis dy Koreve, tha të mërkurën një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.
Antonio Guterres “përshëndet rihapjen e një kanal të komunikimit ndër-koreane”, ka thënë Farhan Haq, gjatë konferencës së përditshme për shtyp të OKB-së. “Është gjithmonë një zhvillim pozitiv për të pasur një dialog midis Koresë së Veriut dhe Jugut”.
Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mbledh së bashku 193 vende, Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak e ka mirëpritur kete zhvillim nepermjet nje deklarate.
Gjatë një takimi të mërkurën me ambasadorin e Koresë së Veriut në OKB, Miroslav Lajçak tha se ishte “i lumtur për disponueshmërinë konstruktive e Koresë së Veriut për t’u angazhuar në dialog me Korenë e Jugut, duke përfshirë edhe një pjesëmarrje të mundshme ‘një delegacion i Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore PyeongChang, si dhe rihapjen e një kanali komunikimi’.
Ky takim me diplomatin e Koresë së Veriut, Ja Song Nam është kërkuar nga ky i fundit, thuhet në deklaratë.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re