Prodhimi dhe shperndarja e kanabisit mbetet ne nivele shqetesuse ne Shqipëri. Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, referuar periudhës nga viti 2016-2020, Shqipëria rënditet e 7 mes 154 shteteve. Por eksperti Ervin Kramuco eshte skeptik per vertetesine e shifrave te këtij raporti.

 

ERVIN KARAMUÇO

EKSPERT I KRIMINOLOGJISE

Raporti është i zbutur. Raporti është në terma të moderuara. Në terma që ajo i shikon edhe në shumë flukse të tjera, të cilat kanë ardhur duke u përmirësuar për shkak se Policia e Shtetit vetëm vitin e kaluar tha se ne jemi kampion të Adriatikut sepse nuk po çojmë më hashash në Itali. Ne po e çojmë në Turqi, ku ashtu siç është përmenduar edhe në raportin e fundit të SHISH-it, po shkëmbehet me heroinë. A ka rënë? Jo, thjesht është zhvendosur kultivimi i lëndës narkotike dhe hashashit. Ka qënë fillimisht në jug, në zona fushore dhe tani në ato malore sepse i ruhen kontrolleve ajrore.

 

Një tjetër shqetësim sipas Karamucos është përfitimi që kanë grupet kriminale nga trafiku i drogës.

 

Për vlerën nuk është thënë asgjë deri më sot. Ndërkohë që ne kemi një burim nga ana e Antimafias italiane, i cili thotë se 90% e vlerës së mallit që vjen nga Amerika Latine nuk kthehet më mbrapsht në vendet Latine. Pra ajo që përfitohet rri në Europë. Nëse kemi një përfshirje shumë të madhe të organizatave kriminale shqiptare në këtë lloj trafiku mendoni se çfarë përfitimi kanë, por ne nuk jemi ranguar për përfitime asnjëherë.

 

Miliona euro të përfituara nga trafiku i drogës mund të sjellin pasojë në ekonomi dhe në shoqëri.

 

Është një rrezik shumë i madh sepse unë nuk e shikoj tek veprimtaria në vetvete, por e shikoje të përfitimet. Nesër ose pasneser ky do të jetë një flusk shumë i madh që fillimisht do të na kriminalizonë ekonominë dhe më pas gjithë shoqërinë.

 

Sipas raportit të OKB-së, trafikimi më i madh bëhet nga Maroku në Spanjë dhe nga Afganistani në vendet e tjera të Azisë Perëndimore. Ndërsa Spanja shërben si porta kryesore për shpërndarjen e drogës në pjesën tjetër të Europës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re