Organizata e Kombeve Bashkuara (OKB) tërhoqi punonjësit e saj amerikanë në Jemen, pavarësisht mundësisë që qeveria amerikane mund të shpallë organizatë terroriste Houthitë në vend që kanë mbështetje iraniane.

Sipas lajmit të Foreign Policy, punonjësit amerikanë të OKB-së dhe amerikanët që punojnë në organizatat e tjera humanitare në Jemen janë larguar nga Sana nën kontrollin e Houthive në një vend tjetër.

Teksa nuk është përcaktuar se ku janë dërguar punonjësit amerikanë të OKB-së, pretendohet se personeli mund të rikthehet sërish sipas kushteve në vend.

Bëhet e ditur se në natën e të hënës OKB u ka dërguar punonjësve të saj një mesazh se qeveria amerikane ka mundësi të shpallë terroristë Houthitë. Nga punonjësit amerikanë të OKB-së është kërkuar që të largohen nga veriu i Jemenit për arsyen se nuk dihet çfarë pasojash mund të shfaqen me shpalljen e Houthive terroristë.

Foreign Policy, mundësinë e shpalljes së Houthive si terroristë nga qeveria amerikane e ka cilësuar si “dhuratë ndarjeje” e presidentit amerikan, Donald Trump, për Arabinë Saudite përpara largimit të administratës së tij.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re