Zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Elizabeth Throssell, tha se shënjestrimi i spitaleve “do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj pyetjes së Anadolu-s nëse OKB-ja do ta njihte shënjestrimin e spitaleve si krim lufte.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër mbi pretendimet rreth përdorimit të spitaleve nga Hamasi si mburoja njerëzore, ajo tha se “njësitë mjekësore duhet të mbrohen” pavarësisht nga veprimet e grupit palestinez.

Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Christian Lindmeier, mbështeti komentet e Throsell-it, duke thënë: “Objektet shëndetësore nuk duhet të jenë kurrë një shënjestër”.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori kanë shënjestruar vazhdimisht spitalet, rezidencat dhe vendet e adhurimit si xhamitë dhe kishat. Sipas Konventës së Gjenevës, sulmet ndaj spitaleve janë rreptësishtë të ndaluara.

Avionët luftarakë izraelitë goditën të hënën Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze në Rripin e Gazës, duke shkaktuar dëme të rënda.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re