Turqia është e gatshme të angazhohet në zbulimin e fakteve pas sulmit të javës së kaluar në provincën Duhok të Irakut ku u vranë 9 civilë, tha të martën vonë e dërguara e posaçme e OKB-së për Irakun, Jeanine Hennis-Plasschaert.

Në deklaratën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Hennis-Plasschaert paraqiti një përditësim rreth ngjarjeve të fundit tragjike në qarkun Zakho, në të cilat u plagosën 33 persona të tjerë.

“Në bisedën time të djeshme me kryeministrin e Irakut (Mustafa al-Kadhimi), ai theksoi edhe një herë rëndësinë e një hetimi transparent dhe të plotë, të pavarur ose të përbashkët”, tha ajo, duke shtuar se kryeministri irakian dëshiron t’u jepet fund “spekulimeve, mohimeve, keqkuptimeve dhe tensioneve në rritje”.

“Ndërkohë, besoj se Turqia gjithashtu është e gatshme për zgjidhur problemin bashkërisht me Irakun, në mënyrë që të përcaktohet saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha Hennis-Plasschaert.

Qeveria e Irakut ngjarjet tragjike ia mveshi Forcave të Armatosura Turke, tha ajo por theksoi se Ministria e Jashtme turke lëshoi deklaratë për media ku thuhej: “Turqia është kundër të gjitha llojeve të sulmeve që synojnë civilët”, dhe se “është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat për të zbuluar të vërtetën”, duke ftuar “zyrtarët e qeverisë irakiane që të mos bëjnë deklarata nën ndikimin e retorikës dhe propagandës së organizatës terroriste të pabesë (PKK) dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të gjetur autorët e vërtetë të këtij incidenti tragjik”.

Të nesërmen, në mediat sociale, ambasada turke në Bagdad tha: “Shprehim ngushëllimet tona për vëllezërit tanë irakianë që u martirizuan nga duart e organizatës terroriste PKK”.

Lidhur me sulmin vdekjeprurës të së mërkurës së kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se kjo “tregon edhe një herë” fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste PKK.

Burimet turke të sigurisë mohuan raportet “në mbështetje të grupit terrorist PKK” që fajësonin forcat turke për sulmin me granatime. Türkiye tha se nuk ka kryer asnjë sulm kundër civilëve në veri të Irakut.

Erdoğan shtoi se “ky është një nga aktet normale të grupeve terroriste deri më tani”, duke thënë se sulmi kishte për qëllim “të prishë zhvillimet pozitive midis Türkiye-s dhe Irakut”.
Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re