Skip to content

OKB u bën thirrje autoriteteve në Mali të respektojnë statutin e tranzicionit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u ka bërë thirrje autoriteteve në Mali të respektojnë tranzicionin politik.

Në njoftimin që i atribuohet përfaqësuesit të OKB-së, Juan Ramon de la Fuente Ramirez, i cili është president i KS-OKB-së për muajin nëntor, thuhet se KS-OKB-ja po ashtu apeloi për “kthimin në rendin kushtetues dhe dorëzimin e pushtetit te autoritetet civile të zgjedhura në mënyrë demokratike brenda afatit kohor të dakorduar në ‘Kartën e tranzicionit’ dhe në përputhje me angazhimet e vetë këtyre autoriteteve të tranzicionit”.

Mesazhi që ai dha përmblodhi takimet e mbajtura më 23-25 tetor në Mali dhe Niger midis anëtarëve të KS-OKB-së dhe autoriteteve lokale.

Mali ka qenë në tranzicion politik që nga grusht shteti i 18 gushtit të vitit 2020. Në muajin tetor të vitit 2020, vendi miratoi një kartë që përcaktoi periudhën e tranzicionit për 18 muaj, me zgjedhjet e planifikuara për në vitin 2020.

Ramirez po ashtu raportoi se këshilli kërkoi nga autoritetet në Mali të paraqesin një “kalendar zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”.

Kjo është një kërkesë e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), në të Mali mbetet anëtare pavarësisht thashethemeve të fundit se është tërhequr.

“Mali do të largohet nga ECOWAS nëse është e nevojshme, sepse ne nuk do të lejojmë askënd të sabotojë periudhën tonë të tranzicionit”, tha Abdoulaye Diop, ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Malit.

Por dje qeveria mohoi këtë, duke theksuar se ai “nuk i ka bërë kurrë këto komente”.

Ministria e Punëve të Jashtme përsëriti “disponueshmërinë” e liderëve të tranzicionit në Mali për të vazhduar dialogut dhe për të punuar me bllokun e Afrikës Perëndimore “për suksesin e tranzicionit”.

KS-OKB-ja u bëri thirrje të dy entiteteve të mbajnë këtë qëndrim.

Siç tha Ramirez, anëtarët po ashtu apeluan për vazhdimin e Marrëveshjes për Paqe dhe Pajtim në Mali, e nënshkruar në vitin 2015 midis qeverisë dhe ish-rebelëve në vend.

Ai po ashtu tha se ata vlerësuan angazhimet e bëra nga autoritetet e tranzicionit për të avancuar zbatimin e marrëveshjes dhe ritheksuar rëndësinë e sigurimit të pjesëmarrjes së plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave në të gjitha mekanizmat e marrëveshjes.