Ish zv.kryeministri Gazmend Oketa ka deklaruar se ka qenë kundër protestës së organizuar nga PD në datën 6 dhejtor, kur në Tiranë u mbajt samiti BE-Ballkan Perëndimor.

 

Në Quo Vadis, ai tha se ndonëse këto veprime janë parë në Perëndim, por edhe në Kosovë nga Albin Kurti para se të vinte në qeveri, sërish shton se nuk i pranon aksione të tilla.

 

“Unë në parim me thënë të drejtën kam qenë gjithmonë kundër këtyre lloj protestave, të cilat vërtet i kemi parë në vendet perëndimore, ku politikanët goditen me vezë, miell. Kemi parë shpesh herë në Kosovë, duke filluar nga zoti Kurti që sot është kryeministër i Kosovës, të ndërmarrë aksione të tilla individuale. Unë në parim jam kundër një aksioni të tillë”, tha Oketa.

 

Ish zv.kryeministri shtoi se goditja ndaj Berishës ishte e trishtë, ndërsa shton se veprime të tilla vijnë nga gjuha denigruese që Rama përdor në Kuvend dhe televizione kudër opozitës.

 

“Jo vetëm për faktin se ai që u godit është Sali Berisha, e shoh me trishtim. Ka disa arsye pse ajo ngjarje duhet të sjellë trishtim. Përcjell shumë mesazhe negative.

 

Duket sikur ne presim që zoti Rama ta ketë thirrur në zyrë e ti ketë thënë shko godite. Jo nuk e ka bërë një gjë të tillë. Por zoti Rama në mënyrë të vazhdueshme qoftë nga foltorja e Kuvendit qoftë nga ekranet televizive ka përtcjellë në mënyrë të vazhdueshme një gjuhë denigruese për opozitën. Opinioni publik duke dëgjuar këto deklarata, përfshirë edhe këtë djaloshin, do shoqërohen edhe me raste të tilla”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re