Kuvendi Komunal i Oksfordit në Britani të Madhe ka vendosur t’i marrë prapa “Dekoratën e Lirisë së Oksfordit” lideres ‘de fakto’ të Mianmarit, Aung San Suu Kyi për shkak të heshtjes së saj ndaj krimeve njerëzore ndaj muslimanëve të Arakanit.
Ministrja e Jashtme dhe Ministrja e Presidencës e Mianmarit Suu Kyi ishte nderuar më këtë dekoratë në vitin 1997, ndërsa propozim-vendimi për marrjen e saj pritet të zyrtarizohet në një seancë të komunës më 27 nëntor, shkruan aa. Në një thirrje muajin e kaluar drejtuar Suu Kyi-së, kuvendi komunal rikujtoi se dekorata ishte ndarë për shkak të luftës për demokraci në Mianmar dhe për lidhjet e saj personale me qytetin e Oksfordit, duke i bërë thirrje asaj të veprojë për të ndalur masakrën ndaj muslimanëve dhe ta dënojë atë.
Kuvendi po ashtu bëri thirrje që qeveria e Mianmarit të pranojë prapa refugjatët muslimanë të ikur në Bangladesh, të rindërtojë fshatrat dhe të kërkojë llogari nga autorët e krimeve kundër muslimanëve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re