Kancelari gjerman, Olaf Scholz i qëndroi vendimit të tij për të mos dërguar raketa me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, duke u thënë ligjvënësve gjermanë të mërkurën se maturia nuk është një dobësi, ndërsa këmbëngul se ai i beson Kievit.

Gjermania është bërë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së, por Scholz ka refuzuar me muaj dërgimin e raketave gjermane Taurus në Ukrainë.

Raketat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, që do të thotë se në teori mund të përdoren kundër objektivave larg territorit rus.

Ky vendim ka frustruar bllokun kryesor të opozitës së qendrës së djathtë dhe pjesë të koalicionit trepartiak të Scholz.

Scholz nuk i shpëtoi kritikave dhe kur shpjegoi me detaje se Gjermania nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në luftë.

Kancelari ka këmbëngulur prej kohësh se është i vendosur të ndihmojë Ukrainën pa përshkallëzuar luftën dhe pa tërhequr Gjermaninë dhe NATO-n në të, duke theksuar se asnjë ushtar gjerman nuk do të shkojë në Ukrainë.

Më 22 shkurt, ligjvënësit gjermanë i bënë thirrje qeverisë që të dorëzojë armë të tjera me rreze të gjatë në Ukrainë. Megjithatë, ata votuan kundër një thirrjeje të opozitës që kërkonte në mënyrë eksplicite transferimin e raketave Taurus.

Taurus missile delivery to Ukraine a “line” German Chancellor “won‘t cross”,

Scholz tells parliamentary question tim e amid criticism from own ranks and allies.

Presents himself as careful considerer unwilling to risk escalation while trying to frame opposition as reckless. pic.twitter.com/2N9nX7jio0

— Michaela Kuefner (@MKuefner) March 13, 2024

Gjatë dy viteve të fundit, Scholz herë pas here është përballur me kritika pasi ka hezituar  t’i ofrojë Kievit sisteme të ndryshme armësh gjermane, si tanket e betejës Leopard 2. Ai ka refuzuar gjithashtu dërgimin e raketave Taurus, megjithëse nuk ka përjashtuar në mënyrë eksplicite dorëzimin e tyre në një moment tjetër.

“Nga këndvështrimi im, kjo është një armë me rreze të gjatë veprimi,” i tha ai dhomës së ulët të parlamentit, Bundestagut.

“Kjo armë nuk mund të përdoret pa dislokimin e ushtarëve gjermanë. Unë e refuzoj këtë.”

Duke theksuar kontributin e gjerë të Gjermanisë në mbrojtjen e Ukrainës, Scholz tha se “mbetet thelbësore që ne të peshojmë me kujdes çdo vendim individual”.

“Maturia nuk është diçka që dikush mund ta cilësojë si dobësi, siç bëjnë disa,” përfundoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re