Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski, i ardhur nga radhët e LSDM-së,  do jetë kryeministri teknik deri në zgjedhjet e parakohshme.

Kjo u njoftua pas një seance të udhëheqjes së kësaj partie në Shkup.

Sipas njoftimit, Kryeministri Zoran Zaev duhet të japë dorëheqjen deri më 3 janar, kur dhe duhet të votohet qeveria teknike, e cila do të përgatisë zgjedhje e parakohshme të shpallura më 12 prill.

Ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska do të jetë në pozitën e Zv/kryeministrit.

Ndërkohë, në këtë kabinet të përkohshëm, departamentet e brendshme dhe ato shtetërore do të drejtohen nga stafi i opozitës si një garanci për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Udhëheqësit politikë në vend ranë dakord në fund të tetorit të këtij viti për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi Bashkimi Evropian shtyu fillimin e negociatave të pranimit për Maqedoninë Veriore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re