Komisionieri i BE-së Oliver Varhelyi, ka qenë i pranishëm online, në mbledhjen mes 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Open Balkan. Komisioneri ftoi 3 shtetet e tjera (Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja Hercegovina) që t’i bashkohen kësaj nisme, pasi sipas tij përfitimi ekonomik i tyre do të ishte shumë i madh.

Pjesë nga fjala e Varhelyi:

Zonja dhe zotërinj, është e lehtë të jesh mik i Ballkanit, sidomos kur je prej andej, unë jam nga Hungaria, dhe i di mirë nevojat që këto shtete kanë për tu rritur shumë më shpejt. Për të qenë i ndershëm, kam qenë i prirur pozitivisht ndaj kësaj nisme, fillimisht u quajt Minishengen, por për fat të keq, kjo nismë u la mënjanë.

Dhe ndërkohë e konsideroj këtë nismë, një pasardhëse, ju duhet të vijoni ta nxisni këtë nismë, sepse rajoni kërkon që të jetë një i tërë, sa i takon ekonomisë, shoqërisë, rajoni kërkon të jetë bashkë dhe një i tërë, siç jemi ne në BE. Kjo ka qenë një nismë që vjen nga vetë Ballkani, ka ardhur prej jush, prej tre aktorëve që shoh edhe sot rreth tryezës, e shtytë përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjitha shteteve.

Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur, do të ishte ideale që të kthehej tregu i përbashkët rajonal. Më lini që të përfitoj nga mundësia, që të ftoj 3 partnerët e tjerë që ti bashkohen këtij tregu rajonal, pasi mund të ndryshojë realitetet në terren të cilat janë shumë të zymta.

Dua të citoj zoti Rama, se vetëm përmes një tregu të përbashkët rajonal, mund të sjellë rritjen e 1/3 të PBB.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re