Me rastin e ndërrimit të viteve emisioni ‘ Vizioni i Pasdites’ erdhi me një puntatë të veçantë për gjithë shikuesit, ku ndër të tjera vendosi te surprizojë Renaton, djalin 9-të duke i mundësuar takimin me idhullin e tij, aktorin e humorit Olsi Bylyku .

Renato ka lindur i verbër , e gjithsesi botën e ka plot ngjyra. Nga biseda me të, na zbuloi se adhuronte shkollën dhe humorin , ndërsa kur vjen puna tek profesioni ishte akoma në dilemë mes një polici rrugor apo një drejtori shkolle.

E lidhjen e ngushtë me prindërit e tregonte në çdo moment kur fliste. Babai e këshillonte edhe kur vinte puna tek shkolla apo profesioni që do të merrte në të ardhmen, duke i thene në mënyrë të tërthortë se nuk mund ti bëjë dot të gjitha çfare endërron.

“ Unë kam shumë qejf që të bëhem një polic , polic rrugor . Babi me thotë mua që është e vështirë te bëhem nje polic . S’mund të dal në rruge prandaj,por mund te bëhem nje drejtor shkolle “ u shreh ai.

Momenti më emocionues ishte kur aktori i humorit u fut brenda në klasë për të surprizuar Renaton, I cili mezi arriti të mbante lotët.

Mes batutash të shkëmbyera mes njëri- tjetrit Olsi zbuloi edhe një koleg të së ardhmes, përvec se një fans të madh. Madje i premtoi se karakterin e parë të tij në skenë do e ndërtonte ai ….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re