Olsi, i cili humbi bashkëshorten dhe rezikoi jetën e tij, nuk pranon versionin e nxjerrë nga Policia e Shtetit në komunikatën e tyre të parë zyrtare duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.

“Para se të flinim mora një mangall me prush dhe e futa në dhomë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë çfaë ka ndodhur. Jam përmendur në spital”, ka treguar Olsi.

Mbrëmjen e djeshme, Policia e ka marrë në pyetje Olsi Hajdarin tre dite pas ngjarjes kur u kthye pranë familjes se tij nga spitali. 

Po të dielen në mbrëmje është sekue struar edhe mangalli në cilësinë e provës materiale.

Megjithatë, i kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Top Channel, mjeku ligjor i ngjarjes sqaroi se pas kqyrjes së trupit të Rezartës,

do të analizohen të gjitha substancat në trup të cilat mund të jenë shkak për ndarjen nga jeta të saj.

Mjeku sqaroi më tej se përfundimi i analizave do kohë dhe mund të zgjasë nga 30 – 40 ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re