Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot pikëzimin e tri kandidatëve për prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet Olsian Çela është vendosur i pari në listë.

Arta Marku vjen e dyta, ndërsa Fatjona Memçaj e treta.

Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët.

Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit.

Në rast se asnjë kandidat nuk merr 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të zgjidhet ai që është renditur i pari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re