Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shpreh trishtimin për sulmin në Kongo, ku mbeti i vdekur ambasadori italian Luca Attanasio.

“E shokuar nga lajmi i vrasjes së ambasadorit Italian në Republikën Demokratike të Kongos. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në ministrinë e Jashtme italiane” shkruan Xhaçka.

Ambasadori italian në Kongo, Luca Attanasio ndërroi jetë pas një sulmi të kryer ndaj eskortës me të cilën ai po udhëtonte

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re