Skip to content

Olta Xhaçka kërkon burg për Çim Pekën, portali Syri: U kërkojmë ndjesë qytetarëve për gabimin

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë në një konferencë për shtyp në mesnatë, për të adresuar panikun e ngritur tek qytetarët, si pasojë e një lajmi, ku pretendohej se një tërmet do të binte në Shqipëri në orën 23:30.

Lajmi u publikua nga portali Syri.net. Por, duket se ministrja e Mbrojtjes, është treguar mjaft e ashpër në fjalën e saj, duke kërkuar edhe burg për personat që kanë përhapur lajmin.

Portali Syri, ka publikuar një reagim, ku u kërkon ndjesë qytetarëve për lajmin e publikuar.