Sot është zhvilluar seanca e ballafaqimit mes Oltion Veselit dhe Alkond Bengasit, të dyshuar si të implikuar në grabitjen e 9 prillit të 2019 në Rinas.

Bengasi është tashmë dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë teksa Veseli ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, raporton News24.

Ata janë mes 8 të pandehurve për grabitjen e Rinasit teksa dy të tjerë kanë vdekur, Admir Murataj gjatë grabitjes dhe Ragip Hajdini ose ‘daja’ nga Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re