Skip to content

“Omicron”, dyfishon të shtruarit në spital/ Mjekja: Ka fëmijë që po trajtohen me oksigjeno-terapi

infektivi tirane 643x375 1

Vala “Omicron” përballi mjekët me fluksin më të lartë të vizitave tek fëmijët dhe dyfishoi të shtruarit në spital. Aktualisht në Infektivin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” tregon shefja e shërbimit Gjeorgjina Kuli ka dhe të vegjël që po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Moshat variojnë nga një muaj deri në mbi 5 vjeç.

Në spital nuk mungojnë as të infektuarit me “Delta”. Fëmijët e prekur nga ky variant shpjegon mjekja infeksioniste po shfaqin klinikë  më të rëndë  dhe po qëndrojnë më gjatë në spital.

Shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik Gjeorgjina Kuli i bën thirrje prindërve të komunikojnë me mjekun dhe të ndjekin rigorozisht  këshillat  e tij.

Janari shënoi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur nga Covid në vend.  Kjo sipas mjekëve i dedikohet  përhapjes më të lartë të “Omicron” dhe imunizimit më të pakët të moshës pediatrike./ abcnews.al