Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, mijëra fluturime janë anuluar, gjë që ka prishur planet e udhëtimit të shumë njerëzve për pushime në fundjavën e Krishtlindjeve, raporton BBC.

Linjat ajrore janë fajtore për mungesën e stafit të shëndetshëm, duke bërë që të anullohen afro 2,400 fluturime të premten dhe më shumë se 2,300 të shtunën.

Më shumë se 800 nga të anuluarat të shtunën ishin në aeroportet e SHBA. Në Evropë, kufizimet e udhëtimit janë për shkak të masave të vendosura, kryesisht për shkak të variantit omikron.

Pavarësisht konstatimeve që Omicron-i është më i butë se variantet e tjera, shkencëtarët janë të shqetësuar për numrin e madh të infeksioneve.

Shumë anulime fluturimesh janë rezultat i testeve pozitive nga ekuipazhet e linjave ajrore ose detyrohen të izolohen për të ndaluar përhapjen e virusit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re