Për të tretin vit radhazi, One Albania mbështet Unum Festival, si një iniciativë e vazhdueshme për të gjallëruar me aktivitete skenën kulturore shqiptare. Në konferencën e shtypit të rastit ishin të pranishëm drejtuesit ekzekutivë të kompanisë One Albania, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Bashkia e qytetit të Lezhës dhe personalitete të medias.

Gjatë fjalës së tij, Athanasios Paraskevas, Drejtori Komercial për One Albania, theksoi partneritetin e qëndrueshëm mes aktorëve të përfshirë, duke thënë se organizime të tilla ofrojnë një platformë të plotë për artistët vendas, që ata të shfaqin talentin e tyre para audiencës ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, së bashku me të gjithë ju në mbështetje të Festivalit “Unum”, i cili nuk është thjesht një aktivitet kulturor, por një forum ndërkombëtar artistësh dhe talentesh që krijojnë dhe pasurojnë skenat kulturore vendase dhe rajonale.

Me krenari do të vazhdojmë të jemi një dorë ndihmëse për veprën e admirueshme artistike këtu në Shëngjin të Lezhës. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve të jetoni në maksimum aventurën “Unum” dhe të bëheni njësh me artistët dhe aktivitetet tona; përqafoni natyrën befasuese dhe njerëzit e bukur që i japin energji këtij projekti artistik mbresëlënës dhe ndajini të gjitha momentet mahnitëse përmes rrjetit celular më të mirë shqiptar, rrjetin One!”, tha Athanasios Paraskevas.

Në mbyllje të konferencës, Paraskevas i ftoi të gjithë për të përjetuar nga afër eksperiencën unike që Unum fal dhe për t’u bërë Një me aktivitetet e larmishme që do të organizohen gjatë pesë ditëve të mbushura me muzikë dhe shumë energji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re