Nëse keni vendosur numrin e kartës suaj të kreditit në uebsajtin e OnePlus nga mesi i Nëntorit, atëherë të dhënat e saj mund të jenë vjedhur.
Prodhuesi telefonëve inteligjentë konfirmoi të Premten se janë vjedhur të dhënat e 40 mijë konsumatorëve.
“Vetëm një numër i vogël i konsumatorëve tanë është prekur,” tha një zëdhënës i kompanisë.
OnePlus ka njoftuar përmes e-mail-it të gjithë përdoruesit që beson se kanë rënë viktimi e sulmit.
“Skripti i cili kapte të dhëna direkt nga shfletuesi i përdoruesit është neutralizuar,” tha kompania. Gjithashtu OnePlus ka vendosur në karantinë serverin e infektuar.
Pak ditë më parë prodhuesi Kinez i telefonëve ç’aktivizoi transaksionet e kartave të kreditit pasi konsumatorët vunë re sjellje të pazakonta me kartat e tyre të kreditit.
Ata mund të vijonin të kryenin blerje me anë të PayPal. OnePlus falënderoi komunitetin që e ndihmoi të hidhte dritë mbi këtë çështje. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re