Konfirmohet në detyrë Irena Gjoka, aktualisht me detyrë nenkryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Vendimi u mor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) I cili ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

 

KPK fillimisht konfirmoi në detyrë gjyqtaren e posaçme, mirëpo ky vendim u apelua nga Komisioneri Publik, Dariel Sina dhe pretendimeve nga ONM.

 

KPA në vendimin e shpallur këtë të martë, hodhi poshtë pretendimet, duke e konfirmuar në detyrë Gjokën, e cila prej afro një viti mban edhe postin e nënkryetares së GJKKO.

 

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993.

 

Për disa vite ka punuar si gjyqtare në Fier ndërsa më pas në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prej fundit të vitit 2019, punon pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re