Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë më datë 3 gusht vendimin për ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
KPA tha gjatë seancës, se hetimet do të vijojnë dhe kanë kërkuar dokumente shtesë nga Hajdarmataj.
Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e krimeve të rënda, tashmë Prokuror në Tiranë.
Ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.