Skip to content

ONM thirrje prokurorëve: Aplikoni në KLP

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, u bën thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
Përmes një postimi në ‘Twitter’ ONM, thekson se KLP luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.
 
“Thirrje prokurorëve nga #Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në #BE!”