Skip to content

“Open Arms”: Emigrantët e dëshpëruar në anije, me not drejt Lampeduzas (video)

808x528 cmsv2 a663e827 6c17 5160 93c8 cfac51c63c58 4097480

 

Emigrantët që ndodheshin në anijen spanjolle “Open Arms” në detin Mesdhe kanë kërcyer në ujë dhe po përpiqen të mbërrijnë në brigjet e Italisë përmes notit.

Lajmin e bën me dije kapiteni i anijes, i cili ka thënë se deri tani nëntë vetë kishin hedhur veten në ujë duke u përpjekur të arrinin në bregdetin e Lampeduzas.

“Rojet italiane dhe rojet bregdetare po përpiqen t’i shpëtojnë ata. Situata është jashtë kontrollit,” shkroi ai.

Një burrë sirian ishte i pari që u shpëtua nga autoritetet italiane, të cilët po kujdesen për të.

Gazetarët e Reuters thanë se rojet bregdetare italiane arritën të shpëtonin edhe disa prej atyre që u hodhën më pas.

Gjatë natës, tetë emigrantë në bordin e anijes së shpëtimit kërkuan kujdes urgjent mjekësor pasi u  evakuuan nga anija spanjolle në portin italian të Lampeduzas.