Janë finalizuar marrëveshjet e reja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Open Balkan”. Ato u firmosën në Pallatin e Brigadave nga treshja Rama – Vuçiç – Zaev.

Janë 4 sosh, të cilat lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.

Ato janë:

-Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

-Ajo për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

-Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

-Marrëveshja për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re