Skip to content

Open Balkans/ Ballkani i Hapur. Influenca dhe përfitimet Amerikane dhe Sllave

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nga: Azem Kovaçi

Vlen të shtrohet pyetja, pse me kaq dëshpërim këta ambasadorët e ‘aleatit strategjik’ nuk lejnë takime bilaterale të brendshme dhe të jashtme pa marrë pjesë e pa i fut hundët?

Çfarë interesi ka Amerika në këtë mes, nëse Shqiptarët bëjnë apo jo marrëveshje ekonomike me serbët? Ç’do ambasadori Amerikan Chris Hill (I akredituar në Serbi) në mbledhjen e Ballkanit të hapur? A thua me të vërtetë vallë u plasi zemra për mirëqenien e shqiptarëve? Apo kanë axhendat e tyre?

DIHET BOTËRISHT QË DOMINANCA AMERIKANE ËSHTË NË TKURRJE.
TROÇ! Inicimi i Ballkanit të hapur nga DASH (Amerikanët) ka një prapavijë dhe ajo është krejt e kundërta me atë çfarë u është ushqyer mediakisht shqiptarëve.
Shqiptarët nëpërmjet Ballkanit të hapur po përdoren për interesat gjeopolitike të vet Amerikës në Rajon.
Pra,Open Ballkan/Ballkan i hapur është plan amerikan që synon krijimin e zonës ekskluzive të dominimit amerikan në Ballkan. Po synohet të eliminohet ndikimi i Turqisë në Ballkan. Pasi ëndrra për në BE është mekur. Dihet që BE është tallur me shqiptarët sot e 30 vjet. Pra opsioni i natyrshëm i shqiptarëve është afrimitet edhe më të madh me Turqinë ekonomikisht/ushtarakisht. Por kjo shkon kundër interesave të sllavëve dhe amerikanëve, të cilët nuk duan një faktor shqiptare dhe turk në rritje në rajon.

Pra nga ky plan (Ballkan i hapur) po mundohen të vriten disa zogj me një gurë. Në fakt dihet se përfituesit ekonomik do të jenë sllavët nga ky projekt. Ku ata do të gulfosnin tregjet shqiptare me prodhimet e tyre. Plus do të kenë edhe dalje në detin shqiptarët krejt falas.

Pra kjo formulë u shkon përshtat sllavëve dhe pse jo kur përfitimet janë ashiqare ku shqiptarët nuk do të bashkoheshin më kurrë as nën një shtet të vetëm dhe do të ishin një zonë ekonomike për mallrat sllave.

Faktikisht, serbët territorët që kanë deshur t’i mbajnë i kanë marrë në vitet 90′. Tani duan të dominojnë shqiptarët edhe ekonomikisht, ku zinxhiri i skllavërise do të jetë i përhershëm.

POLITIKA SHQIPTARE!!!

Përse Shqipëria dhe më saktë kryeministri shqiptarë nuk bën të duhurën..t’i thotë Serbit dhe Amerikanëve në sy që Ballkani hapur kalon nëpërmjet njohjes së Kosovës shtet nga Serbia dhe kërkimit të faljes dhe kompensimit të dëmeve të luftës.

Nëse Serbët me të vërtetë duan marrëdhënie bilaterale të sinqerta me shqiptaret në Ballkan (Shqipërinë etnike) atëherë ata do t’i pranonin këto pikat e mësipërme. Por Serbët kurrë nuk kanë qenë të sinqertë…janë besë prerë dhe tinzar….bukëshkalë, gjakatarë dhe të lig….

Përderisa politikanët shqiptarë akoma nuk ngrihen në nivelin e duhur,të rrisin një shtyllë kurrizore dhe të marrin guximin dhe ti thonë TROÇ në sy Jo ‘aleatit strategjik’ aty ku preken interesat kombëtare ..nuk kemi gjë në vijë.

Me politikanë të tillë ska shance as shpresa për ti kthyer kombit dinjitetin.

N.B. Zhgënjimi më i madh ishte pjesëmarrja e Dritan Abazit në këtë Ballkan të dreqosur (gatim amerikano/,sllav).

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë