Subscribe
Edicioni i ” Open Cinema” që u zhvillua në Gjirokastër tërhoqi në kinemanë verore të apasionuarit e ekranit të madh, për 3 nete radhazi.
Aty u shfaqen filma dokumentarë artistikë, shqiptarë dhe të huaj. Per producentin dhe kineastin Skënder Jaçe filmat më të bukur të kinemasë shqiptare para dhe pas viteve 90 sollën shumë nostalgji.
SKENDER JAÇE
PRODUCENT
“Është një aktivitet kinematografik shoë i cili përcillet mirë nga spektatori përvetë faktin se ne sjellim filmat e fundit të kinemasë shqiptare dhe jo vetëm edhe asaj botërore por edhe për pjesën arkivore që vendos në dispozicion Arkivi Shtetëror i Filmit i cili promovon gjërat më të bukura për çdo qytet të Shqipërisë. Pra aktivitete të tilla i madhojnë qytetet, e bëjnë akoma më të dashur qytetin për vetë faktin se këta përcillen mirë edhe nga turistët dhe vizitorët që janë në çdo qytet”
Pas shfaqjes së filmave, publiku pati mundësinë të shijonte edhe muzikë live.
ARDJAN TREBICKA
KENGETAR
“Falenderoj edheGjirokastrën për mikpritjen dhe për interesim gjithmonë përsa i përket artit. Gjirokastra për mua përbën gjithmonë emocion por dua edhe të them që gjysma e origjinës sime është nga Lunxhëria që kështu ndihem si në shtëpinë time sa herë vij në Gjirokastër”
Përgjatë kësaj vere në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore dhe artistike të cilat po tërheqin turistët që vizitojnë qytetin e gurtë.