Policia e Tiranë ka vendosur në pranga 20 persona gjatë një operacioni antidrogë në kreyqytet.

Në total janë lëshuar rreth 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike dhe vlera monetare.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re