Skip to content

Operacion antidrogë në Itali/ 10 persona të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë! Trafikonin kokainë me porosi, klientëve ia çonin në shtëpi

Dhjetë persona me kombësi shqiptare, marokene dhe algjeriane, të cilësuar janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Fermos.

Operacioni blic është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, ndërsa mediat italiane raportojnë se ata akuzohen për trafik kokaine dhe hashashi.

Hetimi i nisur që në vitin 2022, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e sasive të mëdha kokainë.

Grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 18 persona, me qendër në këtë krahinë, furnizonte me lëndë narkotike (kokainë dhe pjesërisht edhe hashash) blerës të shumtë në zonë.

Kokaina shpërndahej kryesisht nga shqiptarët dhe italianët, të cilët për të me qëllim për të shmangur ndonjë rrezik kapje nga policia shitjen e bënin me porosi, madje disa klientëve ata ia çonin lëndën narkotike deri në shtëpi.

Hetimi i shtohet aktiviteteve komplekse që kulmuan me operacionin “Underground”, i cili tashmë në mars 2023 kishte çuar në arrestimin e 8 shpërndarësve të drogës, të gjithë pjesë e një shoqate të dedikuar për trafikun e drogës.

“”