Skip to content

Operacion antidrogë në Korçë/ 3 të arrestuar, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis e kokainë

3000 1

Operacioni nga DVP Korçë është finalizuar mbrëmjen e djeshme, ku sipas informacioneve mësohet se 3 persona kanë rënë në pranga dhe janë sekuestruar mbi 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis e kokainë.

Pas informacioneve të marra nga policia, janë zhvilluar kontrolle në një lokal në fshatin Zëmblak të Maliqit ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike.

Më pas, janë kontrolluar banesat e personave dhe mjetet, ku në një prej mjeteve është gjetur dhe një pjesë tjetër e drogës.

Të tre personat janë ndaluar dhe janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë vendore të policisë ku po vijojnë veprimet për rastin.

Nga ana e policisë së Korçës vijojnë kontrollet dhe hetimet për personat që mund të jenë të përfshirë në prodhim e shitje të lëndëve narkotike.