Skip to content

Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash dhe 75 mijë euro cash! Në pranga shqiptari dhe rumuni

Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës i përbërë nga ekstrakomunitarë dhe që dyshohet se drejtohej nga shqiptarë.

Një ngarkesë prej 70 kilogramësh hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 2 persona; një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.

Policia tha se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos, i nisur prej 26 janarit, ku u krye një tjetër goditje me sasi kanabisi dhe valutë të konsiderueshme të sekuestruar, si dhe 2 shqiptarë të prangosur si përgjegjës.

Një kontroll rutinë u shndërrua në një sekuestrim të madh të shtunën pasdite në zonën Fulvio Testi të Milanos. Oficerët e Stacionit të Policisë Greco Turro ndaluan dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me precedentë kriminalë, në Via Giolli, të cilët po drejtonin një makinë me gomë të shpuar. Sjellja e dy burrave dhe disa mospërputhje në shpjegimet e tyre i shtynë oficerët të hetonin më tej.