Policia e Tiranë ka vendosur në pranga 25 persona gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet, ndërsa janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.

Në total janë lëshuar rreth 35 masa urdhër arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar 4 kg kokainë dhe vlera monetare.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re