Policia e Vlorës sekuestroi 39 kg kanabis sativa, ndërsa arrestoi 6 persona e shpalli në kërkim një tjetër. Operacioni u zhvillua në Vlorë dhe Sarandë. Në pranga ranë Erjon Danaj, Mustafa Idrisllari, Fiqirije Pashaj, Kosta Pashaj, Feti Idrisllari dhe Asllan Pashaj. Gjatë kontrollit këtyre personave iu janë gjetur sasi të ndryshme hashashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re