Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Korçë, ku është zbuluar edhe një sasi lënde narkotike prej 10 kilogramësh.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se lënda narkotike po transportohej me makinë nga dy persona.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Voskop të Korçës, ndërsa në pranga ranë dy personat, shoferi i makinës dhe pasagjeri.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re