“Sundimi i ligjit” është “pagëzuar” operacioni policor që prangosi 25 persona. Policia njofton se ka zhvilluar një operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

 

Si pasojë janë arrestuar 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si pasojë e kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 persona, për armë e drogë.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Gjithashtu është sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë si dhe shuma të ndryshme parash.

 

Operacioni është shtrirë në Dibër, Durrës, Fier, etj.

 

Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.

 

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re