Forcat e Policisë kanë ndërmarrë një operacion të zgjeruar në qytetin e Fierit, ku raportohet se ka disa persona të arrestuar.
Sakaq, mësohet se një nga masat e marra është edhe vendosja në arrest shtëpie e ish-nënkryetares së Bashkisë së Fierit, Adela Hysenaj.
Burime nga terreni bëjnë me dije se operacioni është në vijim dhe pritet të ketë zhvillime të tjera gjatë orëve në vijim.
Deri tani nuk dihen zyrtarisht akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtaren apo identitetet e të arrestuarve.
