Skip to content

Operacion masiv i SPAK në Kadastrën e Lushnjes, arrestohet kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Aksion masiv antikorrupsioni në Lushnje, ku është arrestuar kryebashkiaku Fatos Tushe.

Mësohet se policia dhe FNSH kanë zbarkuar në Kadastrën e këtij qyteti.

Fatos Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.

Raportohet se ka pasur dhe zyrtarë të tjerë të arrestuar në këtë operacion. Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.