Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer me EUROJUST dhe Interpol.

Në total janë dhënë 83 masa sigurie dhe një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të grupit janë me shtetësi shqiptare.

Mësohet se aktiviteti i grupit është zhvilluar në Itali, Spanjë dhe Holadë.

 

Vizion Plus mëson se hetimet kanë nisur që në vitin 2019. Gjatë operacionit, i cili është në vazhdim, janë gjetur dhe sekuestruar armë, lëndë narkotike kokainë, hashash, marijuanë si dhe janë zbuluar shtëpi bari.

Gjithashtu janë goditur drejtues të grupeve kriminale.

Në operacion është  përfshirë policia shqiptare, italiane spanjolle dhe holandeze.

Droga sigurohej dhe trafikohej në këto vende. Ndërsa për ta fshehur ishin siguruar bunker nga anëtarët e grupit kriminal.

Prokurori Mara sqaron se si pasojë e operacionit janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme, të cilat do të kalojnë në llogari të shtetit.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.”

Ndërsa më 27 qershor të vitit 2023 në Shqipëri, në bashkëpunim me Italinë janë arrestuar 21 persona.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re