Ndalohet kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Ai është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të zhvilluar nga forcat RENEA.
Nga operacioni anti-korrupsion që nisi mëngjesin e sotëm, janë arrestuar disa persona deri më tani, mes tyre edhe Tushe.
Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës
Kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi më herët se të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.
Vijon…
