Skip to content

Operacione në 21 shtete, agjenci policore nga e gjithë bota godasin mafian e rrezikshme nigeriane, “Sëpata e Zezë”

640 0 sepata e zeze 1724860034

Njësitë e policisë përreth botës kanë bashkuar forcat në një seri operacionesh të fshehta duke shënjestruar një nga rrjetet kriminale më famëkeqe të Afrikës Perëndimore, “Sëpata e Zezë”.

Operacioni i koduar me emrin “Çakalli 3”, përfshiu oficerë me anti-plumb dhe me autoblinda që kryen kontrolle në 21 shtete të ndryshme mes prillit dhe korrikut të këtij viti.

Misioni, i koordinuar nga agjencia globale e policisë, Interpol, çoi në arrestimin e 300 personave me lidhje me Sëpatën e Zezë dhe grupe të tjera kriminale që ishin pjesë e mafias nigeriane.

Interpoli e quajti operacionin një goditje të rëndë ndaj rrjetit kriminale, por paralajmëroi se shtrirja ndërkombëtare dhe sofistikimi teknologjik nënkuptojnë se grupimi mbetet një kërcënim global.

640 0 screenshot 6 3 1724860033

Autoritetet kanadeze theksojnë se kanë rrëzuar një skemë të pastrimit të parave të lidhur me Sëpatën e Zezë me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë në vitin 2017.

“Ata janë shumë të organizuar dhe strukturuar”, thekson për BBC një drejtues i lartë i Interpolit.

Sipas një raporti të vitit 2022, banda mafioze “Sëpata e Zezë” dhe grupe të ngjashme ishin përgjegjëse për shumicën e mashtrimeve financiare kibernetike në botë, gjithashtu për shumë nga krimet më serioze.

Operacioni nga Interpol kishte vite që po organizohej dhe çoi në sekuestrimin e 3 milionë dollarëve në asete ilegale dhe ngrirjen e mbi 700 llogarive bankare.

“Sëpata e Zezë” u krijua dekada më parë nga një grup studentësh nigerianë.

Organizata ruan fshehtësinë e saj dhe është e përfshirë në trafik droge, prostitucion dhe vrasje me pagesë në mbarë botën, duke pasur tiparet e një organizate mafioze.

Por shumica e të ardhurave i vijnë nga krimet kibernetike.