Skip to content

“Operacione nga toka dhe ajri”- Balla: Janë goditur dy raste të tentativës së kultivimit të kanabisit dhe një rast ndaj fenomenit të shitjes së drogës pranë shkollave

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacioneve të Policisë së Shtetit për të cilat thotë se kryhen nga toka dhe ajri.

Sipas ministrit Balla, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të cannabisit. Gjithashtu, thotë ai, Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Reagimi i Ballës:

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka #luftakundërkanabisit. Dy operacione të tjera. Krujë dhe Kavajë kanë goditur dy raste të tentativës për kultivim të cannabisit. Gjithashtu Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë #PaketaeSigurisënëshkolla

“”