Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reguar pas operacioneve të fundit antidrogë në vend, ku janë vënë në pranga dy persona pasi kultivuan kanabis në 2 parcela në pyllin e fshatit Mukje të Krujës, si edhe një tjetër në Shkodër, i cili shiste fara kanabisi.

Balla shprehet se çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit

Ndër të tjera, ministri thekson se përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit. Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re