Skip to content

Operacioni anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 600 bimë narkotike kanabis

WhatsApp Image 2023 06 12 at 3.21.57 PM

Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit antidrogë në Lezhë, duke bërë të mundur asgjesimin e 600 bimëve narkotike kanabis. Bimët u gjetën të kultivuara në tokë në fshatin Malecaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se në total, gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar 17 009 bimë narkotike cannabis sativa në të gjithë qarkun e Lezhës.